Historia e Gemma Nuttall ka prekur thellë opinionin në Britani. Vajza 29-vjeçare humbi betejën 5-vjeçare me kancerin e vezoreve. Por fati i saj mund të kishte qenë ndryshe nëse do të kishte pranuar kimioterapinë që kur u diktua sëmundja.
Çështja është se Gemma atëherë ishte shtatzënë me vajzën e saj, Penelope, (sot katër vjeçe), dhe nëse do t`i nënshtrohej trajtimit, fëmija nuk do të mbijetonte dot. Në fund, ajo e bëri zgjedhjen e saj, zgjodhi vajzën.
Aktorja Kate Winslet, nëna e së cilës kishte kaluar nëpër të njëjtën eksperiencë po në atë periudhe kohe, mblodhi fonde për Gemma-n që kishte nevojë për imunoterapi.
Trajtimi fillimisht rezultoi i suksesshëm. Por sëmundja më vonë u rikthye dhe asistentja dentare, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk mundi të shpëtonte.





