Dy vite më parë, këngëtari i dashur për publikun shqiptar Ergi Dini humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Vdekja e tij tronditi të gjithë opinionin publik.
Ndërkohë motra e Ergit, këngëtarja Barbana Dini e kujton shpeshherë vëllanë saj, teksa i bën dedikime prekëse në rrjetet sociale.
Ajo sot ka prekur zemrat e të gjithëve me një urim ditëlindjeje për vëllanë e ndjerë, i cili sot do të mbushte plot 24 vjeç.
“Çdo vit mezi prisja oren 00.00 te kesaj nate per te uruar ditelindjen! Sot eshte ditelindja jote e 24! Po behen 2 vite qe pres te “zgjohem”nga ky makth i tmerrshem. Ishe gjeja me e bukur qe me ndodhi ne kete jete por edhe dhimbja me e madhe…nuk u ngopem me ty! Ke qene je dhe do te mbetesh dashuria ime me e madhe,pika ime e dobet! Nuk do mundem kurre ta pranoj humbjen tende Ergi”, ka shkruar këngëtarja në foton e Ergit.





