Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës është gati për nisjen e vitit të ri akademik 2018-2019. 

2890 kuota kanë qenë të lira për maturantët që kanë preferuar përzgjedhjen e profileve në fakultetet e këtij unversiteti, ndërkohë që procesi i regjistrimit po shkon drejt fundit.

Rektorja e universitetit, Kseanela Sotirofski, shprehet se afro 80 përqind e studentëve që fillojnë studimet për herë të parë janë regjistruar, ndërkohë që këtë vit janë hapur disa degë të reja në ciklin e parë të studimeve si dhe në nivelin master.

Universitetit “Aleksandër Moisiu”, këtë vit i shtohet edhe godina e re e kampusit në Spitallë, duke krijuar mjedise bashkëkohore për studentët. Në total për vitin e ri akademik 2018-2019 numri i studentëve të universitetit në të gjitha fakultetet e tij shkon në rreth 17 mijë.

K.H.