Më datë 11 tetor në Milano do të inagurohet restoranti i parë ku njerëzit do të paguajnë në bazë të numrit të ndjekësve në Instagram.

Dy vëllezërit italianë, Matteo dhe Tommaso Pittarello, do hapin restorantin e ri ku do të ofrojnë 1 ose më shumë pjata falas bazuar në numrin e ndjekësve në rrejtin social më popullor.  "Ne duam që klentët të luajnë me ne dhe të ndehen pjesë e projektit tonë,"-thanë ata.

Por si do të funksionojë?

Porosisni pjatën e parë dhe publikoni foton në Instagram duke bërë tagg restorantin dhe në varësi të ndjekësve varet mënyra sesi do të paguani.

Nga 1000 deri në 5000 ndjekës do të kenë një pjatë më të lirë sesa ajo që kanë porositur. Nga 5 mijë deri në 10 mijë ndjekës do jenë dy pjata falas. Nga 10.000-50.000 mijë deri në katër, 50.000-100.000 do kenë 8 pjata falas dhe mbi 1000 ndjekës do porosisin gjithçka falas.

Qëllimi i dy sipërmarrësve nuk është vetëm të tërheqë sa më shumë klientë por edhe që ata të cilët kanë më pak ndjekës, për shembull një mijë mund të hanë falas.