Barbara Bush është martuar zyrtarisht! Vajza e ish-presidentit amerikan është martuar në moshën 36-vjeçare me skenaristin dhe aktorin Craig Louis Coyne.
Motra e saj, Jenna Bush Hager ka celebruar çiftin në martesë. Drejt altarit e ka shoqëruar babai, George W.Bush.
Cifti lidhi kurorë në një ceremoni private me vetëm 20 persona të ftuar. Ceremonia është zhvilluar në një vend special për familjen Bush. Bregu i Maine nuk është një vend i zgjedhur rastësisht nga çifti.
Gjyshi i Barbaras, George dhe gjyshja, e cila vdiq 6 muaj më parë nga një sëmundje e rëndë, janë fejuar pikërisht në këtë vend.
Barbara ishte një nuse e thjeshte, por plot sharm me një fustan saten me rripa. Me siguri vajza e madhe e ish-presidentit i është përshtatur me fustanin ceremonisë private që ata kanë zgjedhur të bëjnë!





