Revista e njohur amerikane “Forbes” ka publikuar si çdo vit listën e personave më të pasur në SHBA. Në renditje është i pranishëm edhe pronari i Milanit dhe fondit “Elliot”, Pol Singer.

74- vjeçari themeloi fondin në vitin 1977 dhe sot vlerësohet të ketë një pasuri prej 35 miliardë dollarësh në asete, brenda së cilës përfshihen edhe 99.93 % të aksioneve të kuqezinjve.

Pasuria neto e mandatit vërtitet te 3.2 miliardë dollarët dhe e rendit në vendin e 251-të në klasifikim, teksa pas tij qëndron edhe vetë Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili me 100 milionë dollarë më pak renditet i 259-ti në listën prestigjioze të stiluar nga “Forbes”.

Paratë e Singerit janë investuar për huan ndaj Jonghong Li dhe sapo ky i fundit nuk pagoi këstin, amerikanët morën pronësinë e klubit, të cilin synojnë ta rikthejnë në elitë.