Kanë mjaftuar vetëm 6 vjet që nga viti 2012 kur Rita Ora, këngëtarja britanike me origjinë shqiptare, të hyjë në historinë e muzikës britanike, duke u bërë si këngëtarja me më shumë këngë “single” në dhjetë vendet e para të klasifikimit muzikor zyrtar të muzikës, UK Charts.

Rita Ora, me këngën e fundit “Let you love me”, thyen kështu një rekord të mbajtur prej 30 vjetësh, duke kaluar rekordin e ikonës së muzikës britanike,Shirley Bassey.

Rita Ora do të nxjerrë albumin e saj më të ri “Phoenix” në fund të nëntorit, ndërkohë që nga qershori i vitit të kaluar pesë nga këngët e saj kanë qenë çdo herë në dhjetë këngët më të mira të klasifikimit të këngëve më të mira në Britani, të njohur si UK Charts.