Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pas komplikacioneve nga leuçemia, aktori Scott Wilson.

Ai njihet për interpretimin e rolit të Hershel Greene në serialin e famshëm “The Walking Dead”.

Shkaku i vdekjes është zbuluar nga përfaqësuesi i tij, Dominic Mancini për “TMZ”.

Aktori amerikan e ka nisur karrierën me filmin e vitit 1967 “In The Heat Of The Night”. Ka marrë pjesë në rreth 50 filma, ku spikasin “The Last Samurai”, “Pearl Harbor” dhe “Dead Man Walking”.