Diego Armando Maradona di se si ta kthejë vëmendjen kohë pas kohe komplet nga vetja. Ikona e Argjentinës dha një intervistë për Infobae e cila të shokon jo pak.
“Argjentina është një vend i mbushur me hipokritë. Ka nga ata që më kritikojnë dhe më pas drogohen fiks si unë. Ka nga ata që hiqen si shenjtorë dhe përdorin më pas drogë të cilësisë më të mirë. Dhe ju garantoj që kështu është, sepse shpesh kam përdorur drogë me shumë nga ata. Disa madje kanë justifikuar edhe varësinë nga këto substanca të fëmijëve të tyre. Po flas këtu për fëmijë deputetësh dhe të sipërmarrësve të ndërmarrjeve të mëdha, duke me futur në mes mua dhe shembullin që jap. Por jam i sigurt për një gjë: Koha do të më japë të drejtë”, deklaroi Maradona.
Ai aktualisht ka detyrën e trajnerit të skuadrës së Dorados de Sinaloa në Meksikë.





