Në qytetin e Durrësit është organizuar një veprimtari interesante me rastin e jubileut të 550-vjetorit të Skënderbeut. Në takimin e organizuar në Durrës nga Kryesia e Pajtimit Kombëtar të Gjaqeve, kreu i kësaj shoqate, Gjin Marku, ka vlerësuar figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut si një ushtarak strateg i shquar i kohës dhe si një pajtimtar i madh i konflikteve të përgjakshme në vendin tone, për të forcuar unitetin e kombit përballë rrebesheve të përgjakshme me të cilat po përballej në atë periudhë Shqipëria.

Për punën e mirë të misionarëve në pajtimin e konflikteve të lindura dhe të gjaqeve, janë shpërndarë rreth 15 diploma me medaljonin e Skënderbeut nga Gjin Marku, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Pajtimit të Gjaqeve dhe Pashk Ndreca.

Në zonën e Durrësit janë pajtuar në 5 vite 13 raste gjakësie mes familjeve të ndryshme, ndërsa në shkallë vendi numri i pajtimit të gjaqeve për të njëjtën periudhë është 80.

K.H.