Aktori amerikan Ben Affleck ka përfunduar qëndrimin 40-ditor në një qendër rehabilitimi në Kaliforni për varësinë ndaj alkoolit.

Ai postoi një shkrim më 4 tetor, teksa shkruante: "Mbështetjen që kam marrë nga familja, kolegët dhe fansat kanë domethënie të madhe për mua. Më kanë dhënë forcë dhe mbështetje që të flas për sëmundjen time me të tjerët. Lufta me varësinë është e gjatë dhe e vështirë. Sic i kam kujtuar gjithnjë vetes, nëse ke një problem, të kërkosh për ndihmë është shenjë kurajo, jo dobësie apo dështimi".

Trajtimi i Ben ka nisur që prej muajit gusht, i cili largohej nga puna për të shkuar në palestër, shtëpi dhe qendër rehabilitimi.