Transferta me Partizanin tregoi edhe një herë se Teuta e trajnerit Shkëmbi e ka shumë të vështirë në ndeshjet jashtë stadiumit “Niko Dovana”.
Në 7 javë kampionat, Teuta ka luajtur tri ndeshje jashtë shtëpie, ku fillimisht barazoi 0-0 me Tiranën, më pas erdhi humbja 3-1 në Gjirokastër dhe dje u mundën 3-0 në kryeqytet nga Partizani.
Në tri tansferta Teuta ka marrë 1 pikë, me 6 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar.





