Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj i ka habitur të gjithë me një postim të sajin në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një poezi të ngjajshme me atë të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

Komentuesit e shumtë e kanë akuzuar për plagjiaturë, ndërsa Jakaj është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk e kishte lexuar dhe nuk e dinte që Ismail Kadare paska një poezi me emrin "Kristal".

Pasi la drejtimin e burgut të grave, ajo vazhdon punën si pedagoge në Universitetin Bujqësor të Kamzës e paralelisht me këtë vijon pasionin për poezinë.