Barack Obama gjithmonë e ka thënë hapur që bashkëshortja e tij, Michelle ka qenë mbështetja më e madhe. Ditën e djeshme ata festuan 26-vjetorin e martesës dhe nëpërmjet një postimi në Instagram ai është treguar mjaft i ëmbël dhe i dashur si gjithmonë.

“Gëzuar Përvjetorin Michelle Obama! Për 26 vjet ke qenë një partnere e jashtëzakonshme, dikush që gjithmonë mund të më bëjë të qesh dhe personi im i preferuar me të cilin dua të shoh botën” – shkruan ish-presidenti i SHBA-së.