Një gropë e hapur papritur në mes të rrugës, një zjarr ngjyrë portokalli që shpërthen prej saj, zjarrfikësit që presin derisa të fiken vetë flakët dhe autoritetet që nuk kanë ende asnjë shpjegim.

Kjo është pak a shumë ajo që ndodhi në Arkansas, SHBA. Gropa shpërtheu papritur në flakët dhe ato u dogjën për rreth 40 minuta.

Flaka ishte ngjyrë portokalli dhe zjarrfikësit vetëm e panë të fikej ngadalë. Nuk ndërhynë, pasi rrotull vrimës nuk kishte asgjë që mund të vihej në rrezik, dhe mund të rrezikonin më kot po të hidhnin ujë.

Pasi u fik, gjeologët erdhën të studionin vrimën. Zbuluan se ishte një tunel i ngushtë që vazhdonte për 10 metra në pozicion horizontal, nën tokë, ndoshta i bërë nga urithë apo kafshë të tjera. Tuneli ishte bërë prej të paktën 10 vitesh.

Çudia është që hetuesit nuk kanë gjetur gjurmë metani, gazi natyral apo ndonjë shenjë bezine të derdhur. Por nuk e përjashtojnë mundësinë që dikush mund të ketë përdorur ndonjë lëndë tjetër djegëse.

Hetimet janë duke vazhduar, por vonesa për një përgjigje nxit spekulimet se mund të jetë vepër e djallit apo ndonjë portë e ferrit.