Shtëpia e moderatorit të njohur Blendi Fevziut është kthyer në një festë rozë, të organizuar me mjaft shije.
Vajza e vogël e tij feston 3-vjetorin. Blendi ka ndarë në rrjetet e tij sociale momente nga festa duke mos fshehur gëzimin për këtë ditë të rëndësishme të së voglës së shtëpisë, Alis.
Babai i dy vajzave, ka treguar gjithmonë në postimet e tij se ndër momentet më të lumtura janë ato që kalon përkrah të bijave.





