Katrin Majorga, është gruaja në deklaratat e saj për gazetën gjermane “Der Spiegel”, ka akuzuar Kristiano Ronaldon për përdhunim, gjatë vitit 2009 në Las Vegas. Vetë portugezi, ka mohuar gjithë këtë skanda, duke deklaruar se lajmi është i rremë.

Ndërkohë, ditën e djeshme, përmes një deklarate, është vetë departamenti i policisë së Las Vegasit, që bën me dije se kanë filluar hetimet ndaj Kristiano Ronaldos.

Sipas rrëfimit të vajzës që pretendon se është dhunuar, Ronaldo i kishte ofruar 350 mijë dollarë që të heshte për këtë fakt.

Tashmë, duke parë edhe deklaratat e vajzës, policia ka nisur hetimet, për të zbardhur të plotë ngjarjen.