Mosha e tretë në Shqipëri e braktisur nga shteti. Pensionistët po jetojnë në mjerim e varfëri ekstreme. Në të gjithë botën 1 tetori është dita e të moshuarve, ditë në të cilën vëmendja duhet të përqëndrohet tek nevojat që mosha e tretë ka e te plotësimi i këtyre nevojave.

Të gjithë fëmijët duhet të kthejnë sytë nga dashuria për prindërit, të mos i braktisin, por t’i mbajnë sa më afër duke ju vlerësuar çdo sakrificë që kanë bërë në jetë.

Mosha e tretë mbetet edhe më e diskriminuara, në raport me pjesën tjetër të popullisë. Pasi kanë dhënë gjithçka nga vetja duke punuar, rritur fëmijët e duke i nxjerrë ne jetë, në moshën kur duhet të jetojnë ditë të qeta e pa strese, më shumë u shtohet vështirësia për të përballuar moshën e pleqërisë.

Pensionet janë shumë të ulta aq sa ata nuk kanë mundësi të sigurojnë as gjërat më minimale, ndërsa jetën nuk ua bën më të mirë as qeverisja.

Pensionistët nuk kanë ku të shkojnë, pasi çdo hapësirë që dikur ka qenë e lirë tani është e zënë. Parqe apo lulishte nuk kanë mbetur më. Ish-lulishtet e dikurshme janë zëvendësuar me kafene, në të cilat pensionistët nuk munden të hyjnë, sepse një kafe shkon nga 70 deri në 100 lekë.

Ata pensionistë që ndihmohen nga fëmijët përballojnë nevojat e përditshme, të tjerët jetojnë në skamje dhe varfëri. 

Ndjekim hallet e përditshme të pensionistëve durrsakë.