Pronarja e një dyqani që shiste mantele luksoze me pellush kafshësh është detyruar të mbyllë dyqanin e saj pas më shumë se 1,000 mesazhesh urrejtjeje dhe kërcënimeve me vdekje.

28-vjeçarja Faye Rogers, hapi Boutique-n e saj vetëm katër javë më parë dhe pati shumë sukses në Stroud. Por gjatë dy javëve të fundit ajo u mbyt me mesazhe, në të cilat i uronin ta zinte kanceri dhe të gjente vdekjen.

Ndërsa ditën e shtunë u organizua një protestë masive dhe me fjalor urrejtjeje, jashtë dyqanit të saj, çka i shkaktoi të resë panik dhe e detyroi atë të mbyllte dyqanin.

 “Në fillim, unë dhe burri im Alex po qeshnin në mesazhet e Facebook-ut. Nuk më interesonte vërtet”-tha ajo.