Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.
Në prangat e Policisë së Tiranës, ka rënë shtetasi Klodian Bregu, 32 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ndaj të riut shkodran, Gjykata e Parmës Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti Ndërkombëtar për veprat penale "Organizatë Kriminale" dhe "Trafikim i Narkotikëve" të parashikuara nga legjislacioni Italian.
Veprimet e mëtejshme në lidhje me këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpol Tirana.





