Dueli i Gjirokastres është një malore për Teutën, pasi formacioni i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka disa tabu për të thyer. E para dhe më e rëndësishmja është çështja e golit. Djemtë e Detit janë së bashku me Kastriotin dy ekipet që në 4 javët e para kanë realizuar vetëm një gol.
Pikërisht efikasiteti përpara portës është një ngërç që ka penalizuar Teutën këtë sezon, edhe pse është një nga skuadrat me lojën sulmuese më të theksuar dhe raste të shumta përpara portave kundërshtare. Amadou Latif mban firmën e golit të vetëm në suksesin ndaj Kamzës, por sulmuesi ganez ka humbur gjithashtu raste të panumërta shënimi.
Ndaj Luftëtarit duhet riparuar shënjestra jo vetëm e numrit 9-të por edhe e pjesës tjetër të skuadrës. Një tjetër tabu për t’u thyer është edhe fitorja në transfertë. Këtë edicion djemtë e detit kanë vetëm një barazim në kryeqytet me tiranën në javën e dytë të kampionatit ndërkohë që sezonin e kaluar 8 nga 14 humbjet kanë ardhur pikërisht larg Niko Dovanës, teksa janë regjistruar edhe 6 fitore e 4 barazime.
Një nga sukseset në transfertë ka ardhur pikërisht ndaj Luftëtarit, me Teutën që shkon me besimin për të shoqëruar lojën e bukur edhe me rezultatet pozitive, qofshin këto edhe kilometra larg shtëpisë.





