Kryeprokuroria Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor për 10 prokurorët që refuzuan hedhjen e shortit për çështjen "Shullazi".
NJOFTIMI
Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve:
- Olsian Çela
- Përparim Kulluri
- Behar Dibra
- Sonila Muhametaj
- Arenc Çela
- Edvin Kondili
- Pranvera Pustina
- Eugen Beçi
- Blerim Tominaj
- Besim Hajdarmataj





