Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak momente më parë në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë së mesme.
Epiqendra e tërmetit ishte në Gurshpatë, 16 km në lindje të Elbasanit.
Sipas të dhënave të IGJEUM, tërmeti ishte me magnitudë 3,9 ballë.
Edhe një natë më parë, Shqipëria u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 3 ballë.





