Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, nëpërmjet rubrikës së këshillimit, ka informuar tatimpaguesit me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro 2 deri në 5 milionë lekë”.
Person Fizik, quhet një individ i cili kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.
Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Nëse një Person Fizik, ka një xhiro vjetore të biznesit nga 2 deri në 5 milionë lekë, ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore), si dhe ka detyrimin për të deklaruar Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin. Për këtë kategori Tatimi i Thjeshtuar mbi Fitimin është me shkallë 0%.
Kujdes:
-
Përgjegjësitë tatimore fillojnë nga data e regjistrimit në QKB.
-
Verifiko dhe qartësohu për përgjegjësitë tatimore të listuara në kategorinë “Profili im”.
-
Deklarimet për detyrimet tatimore bëhen vetëm nëpërmjet kësaj llogarie elektronike.
-
Nëse ke probleme gjatë regjistrimit dhe përdorimit të llogarisë tuaj elektronike:
-
a) Telefono Qendrën e Thirrjeve të DPT në numrin e telefonit 0800 00 02;
-
b) Merr udhëzime drejtpërsëdrejti në seksionin “live chat” të këtij shërbimi;
-
c) Paraqitu personalisht pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore (DRT), ose kliko në faqen e DPT
Në marrëdhënie me Administratën Tatimore ke të drejtë për:
-
Informim dhe sqarim për legjislacionin;
-
Ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave tua;
-
Marrje njoftimi paraprakisht për aktet që lidhen me detyrimet tatimore;
-
Kontrolle tatimore në kohë të arsyeshme, në vendin e duhur dhe brenda afateve të ligjit;
-
T’u dëgjuar para marrjes së vendimeve që lidhen me biznesin tënd;
-
Të marrë informacion nga dosja jote tatimore; g. Përfaqësim me persona të autorizuar prej teje;
-
Ankimim ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të administratës;
-
Një shqyrtim të pavarur administrativ të ankesave të bëra;
-
Marrë ose printuar nga sistemi elektronik (e-albania) vërtetime për:
-
Përgjegjësitë tatimore;
-
Detyrimet e paguara;
-
iii. Pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
-
Xhiron e 3 viteve të fundit;
-
Statusin si tatimpagues (aktiv, pasiv) dhe afatet konkrete për secilin rast;
-
Posedim mjeti.
-
Për regjistrim të investitorit;
-
Për kontributet e paguara për individin;
-
Vërtetim për individë të paregjistruar.
/Monitor/