Policia ka nisur hetimet për incidentin e ndodhur gjatë një ndeshjeje në Premier League e Kenia-s, mes Zoo Kericho dhe Bandarit, ku një tifoz, pasi ishte futur në fushë kërcënoi lojtarët me armë.
Policia e Kenia-s ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar hetimet për rrethanat që sollën incidentin në ndeshjen e së dielës në stadiumin Kericho Green.
"Policia e Kenia-s dëshiron t’i informojë të gjithë aksionarët dhe publikun se kanë filluar hetimet për incidentin e rrezikshëm, ndërmjet një personi që mendohet të jetë oficer policie dhe lojtarëve të Bandar-it. Ndërsa hetimet vazhdojnë, ne i sigurojmë aksionarët dhe publikun se do të vazhdojmë detyrën, për ti ofruar siguri lojtarëve, gjyqtarëve dhe tifozëve gjatë ndeshjeve që zhvillohen në stadiumet e vendit tonë. Policia do t’i verifikojë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që ta ruajë integritetin e këtij sporti"– thuhet në deklaratën e Policisë së Kenia-s.
Kjo nuk është hera e parë, që dikush kërcënon me armë në një ndeshje në vendin afrikan. Në prill të vitit 2016, një tifoz qëlloi me armë gjatë ndeshjes mes Ulinzi Stars dhe Leopards.





