Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar sot se ditën e nesërme (datë 19.9.2018) qyteti do të vuajë mungesën e uji të pijshëm.
Shkak është bërë ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë Kuqe.
"Ujesjelles Kanalizime Durres njofton abonentet se neser dt 19.9.2018 nuk do te kete furnizim me uje per shkak te nderprerjes se energjise elektrike ne stacionin e pompave ne Fushe Kuqe. OST do te kryeje punime ne linjen 110 KV nga ora 08.00-16.00. Gjate ketij orari nuk do te furnizim me uje per gjithe qytetin e Durresit. UKD kerkon mirekuptimin e qytetare per kete situate te perkohshme."





