Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor njoftuan se duke filluar nga sot, data 18 shtator 2018 do të fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesën Rinas, në aksin rrugor Vorë – Fushë-Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 m.
Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushë-Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës.
Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë – Rinas.
Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës.





