*E vetmja kompani shqiptare pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar “Automechanika” në Frankfurt i cili u zhvillua në datat 11 – 15 Shtator 2018.
Kappa Oil prezantoi produktet e saj në Panairin Ndërkombëtar të Automobilave Automechanika në Frankfurt, Gjermani.
Performanca e kompanisë Kappa Oil, një lider në tregun e lubrifikantëve gjithnjë e më shumë tregon në Europë dhe Botë, atë pjesë të Shqipërisë për të cilën të gjithë jemi krenarë, të Shqipërisë që punon dhe falë punës arrin në majat e cilësisë së produktit duke konkurruar me kompani të tjera nga mbarë bota, që sigurisht nuk kanë kaluar vështirësitë që një kompani shqiptare i është dashur të kalojë përgjatë 26 viteve. Pikërisht kjo shton vlerat e arritjes së Kappa Oil, e cila ka sot një portofol produktesh mjaft të gjerë, nga mjetet e reja e deri te mjetet marine, bujqesore, dhe industriale.
Superioritetin e Kappa Oil në tregun e lubrifikantëve e tregojnë disa shifra, por më domethënësja është mbulimi i tregut shqiptar në 42 % të nevojave.
Kappa Oil eshte e para dhe e vetmia kompani mbarekombetare me 26 vite eksperience dhe me nje mbulim mbi 40% te konsumit, certifikuar dhe aprovuar nga Mercedez Benz dhe TUV NORD duke evidentuar cilesine me te larte, me nje shtrirje ne me shume se 25 shtete ne bote. Kappa Oil prej shume vitesh ka marre pjese ne panaire te ndryshme duke ekspozuar produktet e saj ne arenen nderkombetare si ne (Paris, Bolonja, Rome, Frankfurt, Afrike, etj)
Pjesemarrja në Panairet Ndërkombëtare më të rëndësishme të botës është një nga sfidat kryesore të punës së Kappa Oil dhe objektivit të saj për zgjerimin në tregjet ndërkombëtare.
Arritjet e Kappa Oil ndër vite:
– 26 vite ne treg
– Lider ne tregun vendas me mbi 40% kliente te tregut
– Cilesi dhe Certifikimet e M.Benz TUV Nord
– Eksportojme ne mbi 25 vende te botes
– Kompania e vetme me gamen e Lubrifikanteve ne tregun Shqiptar





