Prokurori Kombëtar i Antimafias e Antiterrorizmit italian, Federiko de Raho, gjatë vizitës në komunën Casal di Principe të Casertës ku u vlerësua me titullin "Qytetar Nderi", deklaroi se "Ndër mafiet e huaja, mafia shqiptare dhe mafia nigeriane janë ndër më të pranishmet në territorin italian".
"Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona. Mafia shqiptare vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane, me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale", tha Prokurori i Antimafias Italiane.
Gjithashtu ai ka theksuar se pas disa vitesh mosveprim, në territorin italian ka rinisur dhe trafiku i kontrabandës së cigareve, i organizuar nga mafiet e huaja të pranishme në Itali e që nuk duhen nënvlerësuar.





