Pas thashethemeve të shumta dhe kthimit të saj të herëpashershëm në vendlindje, duket se Dafina Zeqiri dhe Noizy janë më të afërt se asnjëherë. Dyshja, pas konfirmimit në njëfarë mënyre të bashkëpunimit të tyre, duket se tani po kalojnë edhe kohë bashkë.
Nga disa postime në ‘Instagram’, shihet se Dafina ka qenë e ftuara e reperit për një darkë të cilën e e ka përgatitur ai vetë. Më pas ata kanë publikuar një fotografi të njëjtë, ku shihen atletet e tyre dhe dora e Dafinës me tatu.
Dhe menjëherë pas darkës, këngëtarët duket se kanë vazhduar në studio, për të punuar deri në orët e vona.
Të shohim se ç’suprizë na kanë rezervuar!





