Policia shqiptare ka dhënë detaje lidhur me lajmin e publikuar të gomones me afro dy tonë drogë që u kapën në Itali. Sipas policisë së shtetit, gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.
Sipas policisë, në bordin e mjetit janë kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.
Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare.
SQARIMI I POLICISË
Gomonia është sinjalizuar fillimisht nga Policia Kroate si e dyshuar në dalje nga ujërat e tyre territoriale.
Qendra Kombetare e Koordinimit (NCC) kroate dje rreth orës 22:30 ka njoftuar NCC italiane për një mjet të dyshimtë në dalje nga ujërat kroate.
Gomonia është pikasur nga Guardia di Finanza në zonën e Viestes në të njejtin drejtim të ujrave kroate.
Ne bordin e mjetit jane kapur 2 shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç, si dhe u sekuestrua rreth 1.700 kg kanabis.
Mjeti detar sipas hetimeve te deritanishme, nga policite e vendeve partnere, nuk eshte nisur nga brigjet shqiptare. Megjithate Policia e Shtetit po vijon shkembimin e informacionit me agjencite partnere per te hetuar mbi lidhjet e te ndaluarve si te perfshire ne kete veprimtari kriminale.
Policia e Shtetit, duke mbetur e hapur per çdo sqarim qe i sherben transparences ndaj publikut, fton mediat ta kontaktojne per konfirmim perpara se te publikojne lajmet qe lidhen me vendin tone dhe shtetasit shqiptar.





