Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar akuza të forta deri në ofendime, në drejtim të kryeministrit Rama, lidhur me ceremoninë live që dha së bashku me studentët e Ekselencës për fluturimin e parë të “Air Albania”, Tiranë-Stamboll.
Ai thotë se kryeministri Rama, të cilin e cilëson si ordiner, ia mbylli hyrjen e zonë VIP djemve të Kombëtares pak ditë më parë, me justifikimin se ishin shumë, ndërsa studentëve të Ekselencës sot nuk ia mbylli, që sipas Vasilit, ishin rreth trefish më shumë.
Statusi i Vasilit:
Kryeministri ordiner Kombetares ja mbylli Vipin ne Rinas,ndersa studenteve te Air Albania jo.
Para nje jave ky ordineri, qe kemi Kryeminister ja mbylli deren e sherbimit VIP ne Rinas Kombetares se Futbollit se medemek ishin shume vete ata te Kombetares dhe nuk i perballonin dot.
Sot po ky i paturp del si Shvejk,po nga sherbimi VIP ne Rinas bashke me studentet qe do percillte me Fake Air Albania,qe ishin nja tre here me shume se Kombetarja.
Po keta studentet sot i duheshin se po aktronte gomarllekun dhe mashtrimin e radhes ndersa Kombetarja nuk i duhej më.
Cfare ordineri…..





