Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet gjatë fundjavës, kryesisht në orët e natës. Policia është stacionuar në rrugën interurbane Tiranë- Durrës ku janë konstatuar disa raste me shpejtësi tej normave, deri edhe në 193 km në orë.
“34-vjeçari nga Tirana me 193 Km/orë. E papranueshme kjo shpejtësi skëterrë. Për 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 151 km/h deri në 193 km/h”, informojnë blutë.
Policia iu bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të qarkullojnë me shpejtësi brenda normave për të jetuar më gjatë.
NJOFTIMI I POLICISË NË "FACEBOOK":
Ne rrugen interurbane Tirane- Durres.
Policia Rrugore e Tiranes e angazhuar per rritjen e parametrave te sigurise rrugore ne fundjave.
Me Radar për të parandaluar shpejtësine tej normave te lejuara.
34 vjeçari nga Tirana me 193 Km/ore
. E papranueshme kjo shpejtesi sketerre.
Per 240 minuta kontroll me radar u konstatuan 21 raste te shpejtesi tej normave te lejuara qe varionin nga 151 km/h deri ne 193 km/h.
21 drejtues mjetesh u derguan ne OASH, por shkuan shendoshe prane familje por pa patente.
Por keta drejtues mjetesh me mbi dy here me shume shpejtesi
se sa lejon tabela rrezikonin te shkonte patenta pa ata
ne familje.
Radari dhe polici rrugor ne keto raste
Drejtues mjetesh:
Stop shpejtesise fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.
Gjithmone kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi.
Bindjuni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.
Jeta eshte e shtrenjte, mbrojeni ate.



. E papranueshme kjo shpejtesi sketerre.
ne familje.



