Loredana dhe Mozzik kanë publikuar me videoklip këngën e tyre të parë së bashku të titulluar "Bonnie and Clyde".

Kënga është kryesisht në gjuhën gjermane dhe shumë pak në shqip, e për këtë bashkëpunim të çiftit kanë shkruar edhe mediat zvicerane të cilat shprehen se "Bonnie and Clyde" i ka hapur rrugën shumë projekteve të tjera muzikore në të ardhmen.

Kjo është kënga e dytë e Loredanës e publikuar që kur ka filluar karrierën muzikore, ndërsa ka pasur shumë sukses me debutimin e saj "Sonnenbrille".