Aktorja turke Meryem Muzerli, një ndër aktoret turke më të dashura për shqiptarët, ka publikuar një video në InstaStory teksa dëgjon muzikë shqiptare.

Aktorja shfaqet me vajzën e saj në makinë dhe këndojnë e kërcejnë me hitin e Noizy me Raf Camorra, “Toto”.

Ajo është e martuar me një shqiptar, e me sa duket kjo gjë e ka bërë që të pëlqejë edhe muzikën shqiptare.

Meryem Muzerli u bë e famshme në Shqipëri me rolin e saj tek Sulltani i Madhërishëm.