Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur këtë të premte në një takim lamtumire ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Takim lamtumire me ambasadorin Donald Lu dhe mirëseardhje me zv. Ambasadoren Leyla Moses-Ones. PD krenare për miqësinë dhe bashkëpunimin me SHBA, partnerin strategjik të Shqipërisë dhe kombit shqiptar”, shkruan Basha në Twitter.

Një ditë më parë, Lu ka zhvilluar takime lamtumire edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.