Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar një axhendë shumë aktive të aksionit politik opozita nga Durrësi ku u zhvillua mbledhja e përbashkët e opozitës.
Kryemadhi theksoi se janë duke pritur përgjigjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me propozimin e opozitës për Vettingun e politikanëve, ndërsa nuk mungoi një përgjigje për deputetin socialist Taulant Ballën.
"Axhenda do të jetë shumë aktive, e pabesueshme dhe e surprizueshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për ju gazetarët”, – u shpreh Monika Kryemadhi. Duke iu përgjigjur akuzave të Taulant Ballës nga salla e parlamentit se opozita i druhet Vettingut nga ndërkombëtarët Kryemadhi u shpreh: “Kjo është qesharake. Opozita nuk i trembet Vettingut. Toyta Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Ata të thonë janë ‘pro’ apo kundër. Opozita është shumë e qartë do të jetë një axhendë shumë surprizuese. Edi Rama ka ngelur i vetëm dhe ndodhet në një situatë të vështirë. Është e rëndësishme angazhimi i të gjitha strukturave të politikës. Sot e vetmja ndasi është ndasia me krimin e organizuar dhe me grupin kriminal që ka kapur qeverinë shqiptare."





