Era Istrefi nuk ndalet, së shpejti pranë një tjetër suksesi pas performancës në finalen e Kupës së Botës bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith me këngën "Live it up".

Era është e nominuar për çmimet "BreakTudo Awards 2018", spektakël që do të mbahet në Brazil, në kategorinë e "International New Artist" (Artisti i ri ndërkombëtar), sëbashku me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Konkurrimi i Erës në këtë kategori është bërë publik edhe në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, ku njoftohet se votimet zgjasin deri më 15 tetor.