Deputeti socialist, Anduel Xhindi i jep fund beqarisë! Në ceremoninë që është zhvilluar ditën e sotme, Xhindi ka pritur deputetë dhe zyrtarë të lartë të PS-së, gazetarë e personazhe të njohur të vendit.
Në fotot e shkrepura nga fotografi Agim Rama, duket se në dasëm nuk ka munguar kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, numri 2 në PS, Taulant Balla, por edhe disa nga deputetet gra në PS, si Milva Ikonomi, Klodiana Spahiu, Ermonela Felaj, e zv.kryeministrja Senida Mesi.





