Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, e cila solli hitin "Fuego" në përfaqësimin e Qipros në "Eurovision", ka rrëfyer në një intervistë në Greqi eksperiencën e saj në këtë festival dhe ndikimin në karrierën artistike.

"E ndjeva se duhej të shkoj në "Eurovizion", të shkoj në këtë skenë dhe të më shihnin", tha Eleni duke pranuar se kur njerëzit e ERT-së refuzuan, ajo besonte se nuk e meritonte të ishte në konkurs.

Gjithcka ndryshoi kur propozimi erdhi nga Qiproja. "Kur George Arsenakos më thirri në kompaninë time, Panik Records, dhe më tha lajmin, mbeta e habitur. Bëmë një takim dhe isha i habitur se sa njerëz të mirë ishin, të organizuar dhe të diskutueshëm. Vendimi për të shkuar në "Eurovision" ishte më i miri i jetës sime", përfundoi këngëtarja.