Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, shkruan në Facebook se Vettingu i politikanëve do të bëhet teksa përmend edhe disa emra të Partisë Socialiste që do të preken.

Noka shkruan se ashtu sikurse për dekriminalizimin, Rama ka nisur propagandën kundër kësaj nisme.

“Vetingu i politikaneve do behet. Balla ,Xhafaj ,Cyrbja do t’i bashkohen Ben Nokes, Roshit, Frrokut e të tjerëve si ata.. Njësoj si për dekriminalizimin, Edi Rama ka filluar propagandën kundër, por kjo është përpëlitje e kotë. Politika do të ndahet një herë e mirë nga krimi dhe bashkëpunëtorët e krimit.”