Stresi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se sapo ka përfunduar hitin e tij më të fundit dedikuar nënës, me të cilin do të konkurojë në festivalin "Kënga Magjike 2018".

Reperi ka publikuar bisedën personale në Viber me nënën e tij, së cilës i tregon se lotët nuk e kanë lënë të përfundojë këngën më parë.

“Mam. Me vështirësi po e mbyll këngën për ty, se vetëm qaj. Ka dalë një këngë që vetëm një herë në jetë del një e tillë. Po jam duke u përmirësuar për ta mësuar përmendësh, por nuk më lënë sepse aq shumë të dua. Vetëm kur të mendoj mbaroj fare” – i shkruan Stresi nënës në bisedën personale.

“Haha po unë jam gjallë. Edhe mua më dhemb zemra për ty”- përgjigjet nëna Stresit.

"Nuk ishte e lehtë t’i këndoje nënës, nënave tona në përgjithësi. Unë e mbarova si këngë dhe po pres ta mbaroj komplet këto ditë. Dhe konfirmoj pjesëmarrjen time në "Kënga Magjike". Të dua nënë"– shkruan këngëtari në Instagram.