Portieri i përfaqësueses së Seishels, Dejv Musard, është duke bërë xhiron e internetit. Jo për shkak të paraqitjes së mirë në lojë, por për përmasat trupore. Përmasat e tij janë tepër të çuditshme dhe që nuk kanë aspak lidhje me një futbollist.

Prezenca e Musard në portë, i ka habitur të gjithë dhe fotot e tij janë shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar ironie thërresë.  Edhe performanca e gardianit të Seishels, la për të dëshiruar pasi përfaqësuesja e tij u mund me rezultatin 0-3 përballë Nigerisë, e cila ka në përbërje lojtarë tepër cilësorë. 

Goli i parë që i dha avantazhin Nigerisë, erdhi si pasojë e portierit. Topi i gjuajtur nga jashtë zonës, u përplas në traversë, preku në trupin e shëndoshë të portierit dhe përfundoi në rrjetë.