Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në afërsi të fshatit Mazhë të Krujës, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Pas përplasjes, dy mjetet përfunduan jashtë rruge, ndërsa është plagosur rëndë një grua, e cila është dërguar te Spitali i Traumës në Tiranë. Dy persona të tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.