Përveç suksesit që ka korrur në muzikë, reperi i njohur Majk është përfolur jashtë mase për lidhjet e tij të dashurisë. Sidomos marrëdhënia me Majlinda Zekën, modelen që e bëri edhe baba. Lidhja e tyre zgjati shumë pak muaj, por në jetë erdhi i vogli Roan.

Më pas Majk vazhdoi jetën e tij dhe bëri publike edhe lidhjen me modelen tjetër Melitën. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha, dyshja e njohur nuk i ka shpëtuar syrit të paparacit. Majk dhe Majlinda janë parë bashkë, por këtë radhë pa djalin. Mos vallë çifti ka vendosur t’i japë një mundësi të dytë njëri-tjetrit?!