Beatrix Ramosaj dhe Samanta Karavella, janë dy këngëtare në moshë të re, me karrierë muzikore të stabilizuar, por edhe mjaft të pëlqyera edhe për pamjen. Në instagramet e tyre, fotot janë perfekte. Sidomos fotot e plazhit janë një mrekulli e vërtetë. Askush nuk i paragjykon më këngëtaret madje edhe personat anonimë, teksa përpiqen që të jenë sa më perfekte në fotot që ndajnë me publikun.
Ka efekte pa fund për ta bërë të përkryer një foto. Ndërkohë fotot e realizuara prej paparacit të "Panorama Plus", janë fare të paprekura. Ashtu siç janë shkrepur, për të parë dy këngëtaret fiks ashtu siç janë në të vërtetë. Edhe nëse kanë ndonjë imperfesion të vogël, janë përsëri shumë të bukura, por me pak bark.





