Edhe pse të famshme botërisht, dy rreperet Cardi B dhe Nicki Minaj janë përplasur fizikisht gjatë Javës së Modës në New York. Pamjet janë filmuar nga kamera amatore nga të pranishmit gjatë kohës kur Cardi B ka goditur me këpucë reperen Minaj.
Shkak i sherrit mendohet se janë fjalët jo të mira që Minaj ka përhapur për rivalen e saj.
Nuk ka pasur të lënduar nga incidenti, pasi kanë qenë rojet e sigurisë që kanë nderhyre menjëherë për të qetësuar situatën.
Nicki Minaj ka një karrierë të gjatë, dhe është e famshme edhe për format e saj, ndërsa Cardi B ka pak kohë që ka hyrë suksesshëm në botën e muzikës.





