Reperi Mac Miller ka vdekur sot në moshën 26-vjeçare.

Raportohet se ish i dashuri i Ariana Grandes vdiq si pasojë e mbidozës së drogës, shkruan DailyMail.

Trupi i reperit u gjet në shtëpinë e tij në Luginën e San Fernandos, jashtë Los Anxhelosit.

Sipas “TMZ”, ai u deklarua i vdekur mjekët në vendngjarje. Besohet se ai vdiq nga mbidoza e drogës.

Autoritetet u njoftuan nga një burrë, i cili bëri telefonatën emergjente nga shtëpia e Mac Miller.

Miller kishte folur hapur për betejën e tij me substancat narkotike përgjatë viteve të ndryshme.

Miqtë e reperit menjëherë në Twitter kanë kujtuar atë dhe kanë ngushëlluar familjen dhe fansat.