Rreth orë 08:30 të mëngjesit të sotëm, një shpërthimi i rëndë ka ndodhur në një parking, në afërsi të stadiumit të ekipit të klubit Cervena Zvezda, në Serbi.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve "Tanjug", i është vendosur një bombë makinës së drejtueses së televizionit serb ‘Tv Pink’, Dushica Jakovljeviç, në rrugën “Ljutice Bogdan”.

"Tanjug" shkruan se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa makina është shkatërruar plotësisht. Gjithashtu, janë dëmtuar edhe disa makina në afërsi dhe dritaret e disa ndërtesave në afërsi.