Endri Fuga ka reaguar ndaj denoncimeve të Partisë Demokratike për audio-përgjimin dhe tenderat ku pretendohej se gjyqtari shqiptar në Strasburg Ledio Bianku shantazhohej nga nënkryetari i KQZ-së Denar Biba.

“Dje njëri, sot tjetri. Përgojojnë njerëz dhe hedhin në eter shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që të përgjigjesh për çdo budallallëk”, shkroi Fuga në “Twitter”.

“Kryeministri dhe qeveria janë të vendosur që të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë të gjithë vëmendjen te njerëzit dhe puna në shërbim të tyre”, shton Endri Fuga.